Ora News- Paketa fiskale, Teliti: Zero ndikim në buxhetin e shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditën e hënë pritet që në një seancë plenare të posaçme të diskutohet dhe të miratohet paketa e re fiskale e qeverisë. Do të ketë ulje taksash në disa sektorë, me fokus kryesor agroturizimin.

Partia Demokratike i sheh me impakt zero në buxhetin e shtetit.Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti, i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, tha se ka një zell të madh nga qeveria për të ulur ato taksa të cilat shkojnë në favor të pushtetit lokal, taksa e infrastrukturës.

Teliti: Kam lexuar me shumë vëmendje projektligjet dhe relacionet shoqëruese që ka përgatitur vetë qeveria. Impakti total i tyte ishte parashikuar 4 milion dollarë, ndërkohë që në harkun kohor të 5 viteve barra fiskale është rritur 480 milion dollarë. Nuk mund të merret vetëm një gjë e momentit, merren në total.

Sa i përket pjesës së agroturizmit impaktin e ke zero në buxhetin e shtetit sepse aty ka një informalitet të lartë. Shpresoj të formalizohet por ajo që më bën përshtypje është zelli i madh që ka qeveria për të ulur ato taksa të cilat shkojnë në favor të pushtetit lokal, taksa e infrastrukturës. Qeverisja aktuale të ulë taksat që arkëton vetë, ose të bëjë favorizime të tjera fiskale. Jo vetëm biznesit të agroturizmit por të gjithë bizneseve.

Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë për taksa të ulëta. Momentin që lexova se ulet një barrë fiskale thashë shyqyr Zotit që qeveria mori një hap për të ulur barrën fiskale. Por nuk jam për ta ulur vetëm për hotelin me 5 Yje apo Agroturizmin, unë jam për taksa të ulëta për gjithë sistemin.

Sipas Telitit, këto janë lehtësirat e vetme edhe për 2019 pasi nuk pritet një paketë e re fiskale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-fiskale-teliti-zero-ndikim-ne-buxhetin-e-shtetit

Recommended