Ora News - Meta: Zero mundësi të tërhiqem për shkak të avancimit të grushtit të shtetit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, veprim që erdhi pas miratimit të ndryshimit të formulës së betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Përmes ndryshimeve mazhoranca i vuri kreut të shtetit një afat 10 ditor për zhvillimin e ceremonisë.

Për shkak dhe të zhvillimeve qëndrimi i Kreut të Shtetit u shty për këtë të hënë ku me tone të qeta ai theksoi se në vend po ngrihet një grusht shteti

Ilir Meta: Çdo ditë grusht shteti ndaj shteti të së drejtës dhe ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptare dhe shpopullim nga ana tjetër. Kështu që nuk ekziston asnjë mundësi, zero mundësi që Presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra si kryetar i shtetit.

Madje meta akuzoi dhe për një grup mafioz.

Ilir Meta: Këta duan të vënë në dyshim intelektin e njeriut më të thjeshtë. Nuk është çështje juristësh, këtu kemi me një veprimtari të organizuar mafioze dhe çdo ditë do keni prova më të rënda se këto që unë po them.

Sa i përket votimeve në parlament kreu I shtetit nënvizoi se është mazhoranca që nuk priti vendimin e komisionit të Venecias, por premtoi se do të jetë vetë për të mbrojtur argumentet para ekspertëve ndërkombëtare

Ilir Meta: Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit ti përgjigjet me dekrete. Ka për detyrë ti drejtohet qytetarëve shqiptare në mbrojtje të Kushtetutës. Kushtetuta është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë, pavarësisht se dikush është nga jugu dikush nga veriu, dikush është i krishterë dhe dikush mysliman, dikush është socialist dhe dikush demokrat, dikush ballist e dikush demokrat. Por e vetmja gjë që na bashkon në këtë shtet është vetëm kushtetuta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-zero-mundesi-te-terhiqem-shkak-te-avancimit-te-grushtit-te-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended