Ora News - Meta më 2 mars thërret popullin në bulevard, nis shpartallimi i grushtit të shtetit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta thërret më 2 mars popullin shqiptar të dalë në shesh për të nisur atë që e quan 'shpartallimin e grushtit të shtetit" .

Pikërisht këtë moment do të firmosë dhe dekretin e parë të shpartallimit të këtij grushti shteti.

"Ne në 2 mars, ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën që shumë shpejt falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që është presidenti i Republikës në shërbim të interesit kombëtar.

Beselidhja - Meta tha se çdo ditë do të publikojë fakte për të denoncuar këtë dhe do të lidhë besëlidhje me popullin shqiptar për shkatërrimin e tij.

?Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Të jeni të sigurtë nëse ky institucion është kështjellë e vetme, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar një herë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozë dhe të mafias ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave dhe bazë operacionale të krimit të organizuar kombëtare dhe ndërkombëtare."

Poturet e gjera - Presidenti kishte dhe një mesazh për Ramën i cili dje në një studio televizive me ironi tha se kreu i shtetit e kishte popullin në "whats app"

Ilir Meta: "Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whats app të porosisin poture të gjëra."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-2-mars-dekreti-i-pare-shpartallimin-e-grushtit-te-shtetit-mesazh-ramen-porosit-poture-te-gjera

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended