Ora News - Në bulevard podiumi dhe tavolina ku do firmoset dekreti kundër "grushtit të shtetit"

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kanë mbetur vetëm pak orë nga manifestimi i thirrur i presidentit Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me qëllim "çmontimin e grushtit të shtetit" siç e quan ai.

Në Bulevard, përpara Presidencës por dhe në sheshin ?Nënë Tereza? është ndaluar lëvizja e makinave, ndërkohë presidenca vijon përgatitjet.

Janë vendosur ekrane të mëdhenj si dhe artopolantë. Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ?grusht shteti?.

Nga ana e saj presidenca mbeten të rezervuar për të dhënë detaje mbi manifestimin që do të zgjasë 2 orë.

Ajo që dihet është se presidenti do të mbajë fjalim.

"Reflektim për një Besëlidhje të re"

Edhe sot kreu i shtetit, në një postin në Facebook thotë se duhet të reflektojmë për një Besëlidhje të re, përballë një rreziku të ri pushtimi.

"Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sot-mbahet-tubimi-i-presidentit-kunder-grushtit-te-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended