RTV Ora - "Kërcënuan nëpunësit e shtetit", Braçe paralajmëron administratorët e Tajvanit dhe Havanës

  • 5 years ago
#rtvora

Numri dy i qeverisë u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin përndryshe do të ndiqen penalisht. Erjon Braçe la të nënkuptohej se shumë administratorë biznesesh kanë kërcënuar zyrtarët e shtetit. Por selia blu mendon se aksioni i informalitetit është një shoë i qeverisë për të goditur sipërmarrjet e vogla që të mbushin arkën e buxhetit, të zbrazur nga oligarkët e Edi Ramës.

Qeveria shqiptare paralajmëron të gjitha bizneset që nësë nuk respektojnë ligjin do të përballen pas drejtësisë për evazion fiskal.

Numri dy i ekzekutivit, Erjon Braçe, u shpreh se do të ketë zero tolerancë për çdo abuzues të informalitetit, ndërsa u kërkoi administratorëve të disa sipërmarrjeve nën vëzhgim që të heqin dorë nga kërcënimet apo favorizimet.

Erjon Braçe: Do të doja ti çoja një apel të gjithë administratorëve apo pronarëve të njësive që gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë nën kontroll, kërcënimet përkundrejt nëpunësit të shtetit në detyrë do të ndëshkohen pa mëshirë. I kujtoj administratorit të Tajvanit këtu, apo administratorëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi që të bëjnë kujdes se çdo kërcënim ndaj punonjësit të shtetit që janë paraqitur pranë subjektit të tyre që do të përballen me ligjin deri më një.Çdo germë e artikuluar ndaj punonjësit të shtetit në detyrë si kërcënim do të trajtohet si krim dhe pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë që kodi penal të hynte në fuqi tani ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre.

Zëvendëskryeministri tha se nuk kërkojnë asgjë nga këto sipërmarrje përveç detyrimeve ligjore, kuponin tatimor për çdo blerje dhe shitje malli dhe shërbimi.

Erjon Braçe: Janë mbyllur disa njësi të mëdha ashtu siç janë gjobitur disa të tjera që janë kapur në shkelje për herë të parë. Ne nuk na duhet as gjoba dhe as mbyllja e njësisë së tyre. Ne duam që ata të punojnë ligjërisht, të fitojnë ligjërisht dhe të paguajnë detyrimet ligjore dhe fiskale. Gjithkujt që ka nisur këngën e vjetër "për një kupon po i mbyllni", dua ti them se po bëjmë atë që parashikon ligji.

Braçe tha se Administrata Tatimore është urdhëruar ti shkojë ligjit deri në fund.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kercenuan-nepunesit-e-shtetit-brace-paralajmeron-administratoret-e-tajvanit-dhe-havanes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz