RTV Ora - "Marshimi i fitores", Ambasada e Turqisë kujton 3-vjetorin e grushtit të shtetit
  • 5 years ago
#rtvora

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi një marshim përkujtimor me rastin e 3-vjetorit të grushtit të shtetit në Turqi.

I emërtuar si marshimi i fitores së demokracisë nisi në sheshin "Nënë Tereza" dhe më pas të pranishmit u drejtuan tek liqeni artificial me flamuj e pankarta në duar.

Duke e quajtur tentativë tradhtare të FETO-s, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk tha se organizata e Fetullah Gylen vazhdon praninë e saj në Shqipëri.

Murat Ahmet Yoruk: Anëtarët e FETO-s duke fshehur qëllimet e tyre të vërteta ashtu si kanceri depërtojnë në të gjitha indet e vendeve ku ndodhen. Ata shtinë në dorë institucione të tilla si të sigurisë, gjyqësorit, ushtrisë, si dhe median dhe botën e biznesit. Me konceptet e tyre perverse ata përpiqen të kontrollojnë vendet ku ndodhen. Deri tani në 22 vende i është dhënë fund veprimtarisë së shkollave të lidhura me FETO-n dhe në 19 vende këto shkolla tashmë administrohen nga fondacioni turk Marif. Edhe në Shqipëri shkollat e fondacionit Marif kanë filluar me sukses veprimtarinë e tyre.

Marshimi në të cilën morën pjesë personalitete të njohura të artit politikës dhe kulturës në vend përfundoi me inaugurimin e një pllakate me 251 emrat e dëshmorëve të rënë gjatë grushtit të shtetit të vitit 2016.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marshimi-i-fitores-ambasada-e-turqise-kujton-3-vjetorin-e-grushtit-te-shtetit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended