Ora News - "Toyotat me 3.4 milione euro", lihen në burg katër të arrestuarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën 'Arrest me burg' për katër personat e arrestuar për 3.4 milion eurot.

Babë e bir, Edi dhe Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë.

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka transferuar çështjen Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Avokati i tyre Saimir Visha tha se klientët e tij janë viktima.

Saimir Visha: "Dosja brenda 5 ditëve do të kalojë në kompetencë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe 10 ditë më pas aty do të fillojë vlerësimi i ligjshmërisë dhe caktimi i masës së sigurimit në lidhje me personat. Të katërt personat nën hetim sot çuditërisht u lanë në burg. U pranuan kërkimet e përfaqësuesit të akuzës edhe pse janë viktima në ratin konkret."

Ne foto: Nga e majta ne te djathte: Edi Lika, Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/toyotat-me-euro-pritet-masa-e-sigurise-kater-te-arrestuarit

Recommended