Ora News - Gjiknuri: Gazsjellësi TAP nuk është kusht për BE por është i rëndësishëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe energjisë, Damian Gjiknuri ka folur për rëndinë e projektit TAP. Gjatë një interviste të dhënë për gazetarët italiane, Gjiknuri ka theksuar se TAP është një projekt afatgjatë dhe me ndikim në zhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu ministri u shpreh se ky projekt është i rëndësishëm për Italinë dhe çdo qeveri italiane duhet ta mbështesë.

Pyetje: Z.minister, a është mbështetja për projektin e gazsjellësit TAP një kusht edhe për afrimin me Bashkimin Evropian?

Nuk është një kusht për Bashkimin Evropian por siguria e furnizimit dhe siguria energjetike është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Sa më shumë të zhvillohet vendi aq më afër do të jetë edhe Bashkimi Evropian.

Pyetje: Italia mbetet një partner në çdo rast i priveligjuar për Shqipërinë?

Italia është një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Shumë biznese italiane veprojnë këtu në Shqipëri dhe shumë kompani italiane janë të angazhuara edhe në këtë projekt. Sëfundi ne kemi edhe një marrëveshje mes kompanisë italiane të shpërndarjes së gazit SNAM dhe kompanisë shqiptare shtetërore Albgaz për të mirëmbajtur sëbashku segmentin e gazsjellësit TAP në territorin shqiptar.

Pyetje: Ndërsa këtu projekti po ecën mirë, në krahun tjetër ka një tjetër qeveri në Itali. Cilat do të jenë marrëdhëniet me qeverinë e re?

Besoj se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se sa çdo ndryshim qeverish në Itali. Vendet tona kanë një histori të gjatë dhe kanë interesa të përbashkëta. Mendoj se ky projekt është shumë i rëndësishëm edhe për Italinë, jo vetëm për sigurinë e furnizimit me gaz të Italisë por Italia luan një rol kyç edhe në Europë kur vjen fjala tek ky korridor gazi. Besoj se do të ishte në interesin e çdo qeverie italiane që ta mbështesë këtë projekt.

Pyetje: Në Shqipëri ky projekt është pritur me entuziazëm ndërsa në Itali ka patur disa vështirësi. Si e shikoni këtë situatë nga ana tjetër e Adriatikut?

Nuk më takon mua që të komentoj politikën e brendshme të Italisë pasi nuk kam një panoramë të plotë. Siç e thashë edhe në fillim, parë në këndvështrim tim por edhe në këndvështrimin global dhe europian në veçanti ky projekt është i rëndësishëm për Italinë dhe çdo qeveri italiane duhet ta mbështesë. Ky është mendimi im. Nëse ka ndonjë shqetësim, kuptohet se gjithmonë do të ketë pak njerëz që janë kundër çdo projekti por duhet kuptuar se këto janë projekte afatgjata me efekte pozitive gjithashtu afatgjata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-gazsjellesi-tap-nuk-eshte-kusht-be-por-eshte-i-rendesishem

Recommended