Ora News - Spanjë, arrestohen 14 trafikantë që dërgonin shqiptarë në Angli

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një linjë e trafikut të klandestinëve që dërgonte shqiptarë drejt Britanishë së madhe është shkatërruar në Spanjë, ku policia prangosi 14 anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

Drejtuesi i kësaj bande ishte një shqiptar, ndërsa në përbërje të grupit ishin edhe 3 shqiptarë të tjerë, me role kyçe në transportin e emigrantëve të paligshëm.

Nga Shqipëria, ku niseshin, klandestinët kalonin përmes Spanjës, për të arritur më pas në Britaninë e Madhe, ku paguanin nga 6 mijë euro. Në shumicën e rasteve udhëtonin të fshehur në kamionë.

Drejtuesi shqiptar i këtij rrjeti kriminal, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte tentuar 8 herë të hynte në mënyrë klandestine në Angli në vitin 2016 dhe 2017. Gjithashtu, u zbuluan disa udhëtime sporadike të tij, në të cilat, kishte blerë kokainë, duke e shpërndarë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të tij. Ky grup kriminal u shkatërrua në një shtëpi private në qytetin Pielagos dhe operacioni u kodua ?Almar?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spanje-arrestohen-14-trafikante-qe-dergonin-shqiptare-ne-angli

Recommended