Ora News - Fluks në Kapshticë, shqiptarë që shkojnë në Greqi për punë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në pikat doganore me Greqinë po rikthehet fluksi i lëvizjes së udhëtarëve pas mbylljes për shkak të pandemisë.

Shumë qytetarë shqiptarë po i drejtohen Greqisë për punësimet sezonale.

"Na erdhi konfirmimi dhe tani po iki për 3 muaj, nuk e di nëse do të karantinohemi."

Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e Bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek.

Mesatarisht çdo ditë kalojnë 50 deri në 60 persona që do të punojnë në bujqësi në vendin fqinj sipas një marrëveshjeje që parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara të 7 deri ne 10.000 shtetasve shqiptarë.

Ndërsa në anën tjetër rikthehen shqiptarët.

Një pjesë e atyre që për shkak të pandemisë thyen rregullat e qëndrimit tre mujor në vendet Shengen janë gjobitur.

"Na zuri virusi, do të vinim përpara por nuk kishim mundësi se na kërkonte makina 400 euro për person".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fluks-ne-kapshtice-shqiptare-qe-shkojne-ne-greqi-pune-te-tjere-qe-kthehen-pas-bllokimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended