Ora News - Opozita në foltore, Ruçi ndërpret seancën e lëshon batutën: Ju erdhi ora e facebook

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita bllokon sërish foltoren e Kuvendit.

Pas fjalës së deputetes Albana Vokshi deputetët demokratë bllokuan foltoren duke kërkuar që si temë kryesore diskutimi të jetë dorëheqja e Fatmir Xhafës.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën për disa minuta dhe fjala e Albana Vokshit u përcoll sërish nga profili personal i Lulzim Bashës.

Kur rinisi seanca në foltore u vendos Edi Paloka.

Edhe këtij iu mbyll mikrofoni pasi koha e tij mbaroi, por Paloka nuk largohet nga foltorja.

Ruçi ndërpreu sërish seancën e lëshoi batutën: Mesaduket ju erdhi ora e facebook!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-serish-foltoren-e-kuvendit

Recommended