Ora News – Dorëzimi i mandateve nga opozita, Ruçi takim me Ramën në Kryeministri

  • 5 years ago
#oranews #dorezimiimandateve #gramozruci #edirama
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me kryeministrin Rama në zyrën e tij në Kryeministri.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të ketë qenë vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve.

Takimi Ruçi-Rama vjen pasi Kryesia e Partisë Demokratike votoi unanimisht në mbështetje të grupit parlamentar demokrat për djegien e mandateve.

Ndërkohë Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot me tone të forta ndaj vendimit të paprecedent të opozitës për të hequr dorë nga mandatet parlamentare të deputetëve të saj.

?Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme?, thekson deklarata.

Në qëndrimin e saj ambasada gjithashtu shprehet se ?Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin t?u shërbeni?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dorezimi-i-mandateve-nga-opozita-ruci-takim-me-ramen-ne-kryeministri
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended