Report Tv-Dyshime se protestuesit do të futen nesër brenda sallës, Ruçi anulon seancën e Kuvendit

  • 5 years ago
TIRANE-Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka anuluar seancën e nesërme plenare të planifikuar për t'u zhvilluar në orën 10:00. Kreu i Legjislativit përmes një deklarate për mediat u shpreh se seanca u anulua pas informacioneve nga organet ligjzbatuese për dhunë dhe apelit të ndërkombëtarëve. "Shumica ka detyrë të mbrojë stabilitetin e vendit. Në këto kushte duke pasur parasysh apelin e partnerëve strategjikë dhe informacionet e organeve ligjzbatuese duke ndjekur ruajtjen e integritetit të Kuvendit dhe deputetëve, ftoj kolegët, të më mirëkuptojmë për të mos e zhvilluar seancën e datës 21 shkurt, ditën e enjte në orën 10:00" tha ai.

Ruçi dënoi ngjarjet e dhunshme në protestën e datës 16 shkurt, ndërsa përgëzoi policinë e shtetit. Ai theksoi se dhuna e ushtruar dëmtoi imazhin e vendit, ndërsa shtoi se qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunës, referuar opozitës 'nuk u përmbush, pasi institucionet u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua'. Duke u ndalur te protesta e ditës së nesërme që është paralajmëruar nga opozita, Ruçi bëri apel që të shmanget dhuna, pasi po dëmton integrimin e vendit. "Po ndjek me shumë shqetësim veprimet politike të opozitës pas protestës dhe vendimit të grupeve të PD dhe LSI-së për djegien e mandateve. Po ndjek me vëmendje vendimin për përgatitjen e opozitës për protestën e datës 21 shkurt pranë Kuvendit në të njëjtën orë dhe datë me zhvillimin e seancës. Jemi dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që i ka kushtuar shumë vendit.

Pamjet e trishtueshme të dhunës, bënë xhiron e botës. Kush ka bërë plane për të ardhur për pushime në verë në Shqipëri është stepur. Ato pamje nuk janë aspak inkurajuese aspak për investitorët. Jo gjithcka që ndodhi ishte për t'u hedhur poshtë, janë të përshëndetur ata që protestuan paqësisht dhe policët. Qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunë nuk u përmbush, institucionet u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua. Kjo situatë cënon edhe negociatat, që negociatat të vendosen në pikëpyetje kjo është e kuptueshme për ne nga të tjerët, por të vendosen për qëndrimet politike brenda vendit është e pajustifikueshme".

Recommended