Ora News - Rishikim rregullores për ruajtjen dhe cilësinë e barnave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pati një takim me përfaqësuesit farmaceutikë për ndryshimet që propozohen në ligjin e tregtimit të barnave. Ministrja Manastirliu tha se do të ndryshohet e gjithë struktura e qarkullimit të ilaçeve në vendin tonë mbi parimet e cilësisë.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë një takimi të parë konsultativ me përfaqësuesit farmaceutikë tha se do të rishkohet rregullorja për ruajtjen dhe cilësinë e barnave. Ministrja nuk dha detaje konkretisht në cilat nene të ligjit do të ndryshohen por u shpreh se do të rishikohet e gjithë struktura e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë.

Manastirliu: Disa ndryshime esenciale që mund të lindin edhe nga ju si distributorë në lidhje me sigurinë mbi ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë për herë të parë është hartuar rregullorja e "Praktikave të mira të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave", hartuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e OBSH.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rishikim-rregullores-ruajtjen-dhe-cilesine-e-barnave

Recommended