Ora News – Historiania Duka: Ismail Qemali do na kritikonte për cilësinë e Kuvendit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Historiania Valentina Duka ka deklaruar se Ismail Qemali do t'i kritikonte për mënyrën si bëhet debati politik në Shqipëri, por edhe për cilësinë e Parlamentit.

Në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Duka tha se ligjet në Shqipëri bëhen shumë keq, ndërsa emërimet në administratë bëhen njësoj si në kohën e Ismail Qemalit.

Valentina Duka: Ai po të na shohë sot nga qelli do të na kritikojë ashpër për debatet shpesh për debatet shterpë që bëjmë në Parlament dhe për cilësinë e Kuvendit të sotëm. Sepse Kuvendi i qeverisë së Vlorës mblidhte jo vetëm njerëz të mençur, njerëz jo nacionalistë, por patriotë të ndershëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/historiania-duka-ismail-qemali-do-na-kritikonte-cilesine-e-kuvendit

Recommended