Një Këshilli Ndërakademik për ruajtjen e Gjuhës Shqipe në Shqipëri dhe Kosovë
  • 4 years ago
?Një këshill ndërakademik për Gjuhën Shqipe, një konferencë mbarëkombëtare për 50-vjetorin e Kongresit të Gjuhës Shqipe, një enciklopedi shqiptare, përkujtimi i 30-vjetorit të miratimit të deklaratës Kushtetuese dhe i Kushtetutës së Kosovës, botime fjalorësh, por edhe bashkëpunime në dijet e tjera shkencore?, janë vetëm disa nga pikat, që përmban marrëveshja e bashkëpunimit kërkimor shkencor dhe artistik, që u nënshkrua në Tiranë midis krerëve të dy akademive të Shkencave të Shqipërisë edhe të Shkencave dhe Arteve të Kosovës për vitin 2020 dhe 2021. Gjatë kësaj marrëveshje akademikët Skënder Gjinushi edhe Mehmet Kraja, theksin e vendosën tek ruajtja me ligj e gjuhës shqipe ndaj deformimeve.
Recommended