Monument për ‘Fjalorin e gjuhës shqipe’, akademiku: Gjuhës shqipe i mungon higjiena gjuhësore
  • 4 years ago
?Fjalori i Gjuhës Shqipe? me 48 mijë fjalë është ekspozuar në sheshin ?Skënderbej?, si një "monument". Akademiku edhe studiuesi Shaban Sinani teksa e konsideron një gjest me vend për gjuhën shqipe, shpreson edhe që kjo zgjedhje të tërheq vëmendjen e folësve të saj, në mënyrë që ata të kenë jo vetëm dinjitet profesional, por edhe gjuhësor. Për akademikun gjuha shqipe konsiderohet një gjuhë që i mungon higjiena gjuhësore, rojtarët edhe editoria.

?Është më shumë një gjest i bukur për të tërhequr vëmendjen e folësve të shqipes, që ashtu siç kanë dinjitet intelektual edhe profesional, të kenë edhe dinjitet gjuhësor. Kompetenca gjuhësore nuk është thjesht një nevojë për t?u shprehur, por edhe një standard formimi. Për këtë arsye e quaj një gjest me vend?, shprehet akademiku Shaban Sinani, për ?monumentin? e përkohshëm, që është vendosur në sheshin ?Skënderbej?.
Recommended