Ora News - Kanina pret turistë, 250 mln lek për rrugën e “Ballkonit të Vlorës”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qershori që shënon nisjen e fluksit të vërtetë të pushuesve në brigjet e Jonit do ta gjejë Kaninën e Vlorës me një rrugë të rikonstruktuar. Aksi që sipas banorëve mban peng potencialet e zhvillimit të zonës, po rikonstruktohet me një fond prej 250 milion lekësh.

E cilësuar si ballkoni i Vlorës apo fshati i bejlerëve, Kanina është një prej atraksioneve turistike në qytetin jugor.

Me Kalanë, shtëpitë e familjeve të mëdha të zonës por dhe bukuritë natyrore, zona ka potenciale të mëdha zhvillimi që ndër vite janë mbajtur peng nga rruga e degraduar që të çon në fshat.

Por situata pritet të ndryshojë. Falë një investimi 250 milionë lekë, rruga po i nënshtrohet rikonstruksionit, dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se ajo do të jetë gati në qershor.

Dritan Leli: Mendoj se është një nga projektet e rëndësishme për destinacionin më të rëndësishëm turistik në qytetin e Vlorës, siç ëhstë Kanina vetë dhe kalaja e Kaninës.

Rruga sjell zhvillim, ndaj banorët e zonës shprehen optimistë për të ardhmen që e shohin të lidhur me turizmin kulturor.

Mbi kodrinë përballë detit, shumë pranë qytetit të Vlorës, Kanina është fshat i madh historik me afro 4500 banorë, ku pas rrugës presin zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe problematika të tjera që mbajnë larg turistët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kanina-pret-turiste-250-mln-lek-rrugen-e-ballkonit-te-vlores

Recommended