Ora News - Rrëshqitja pranë Kalasë Lezhë, Bashkia ndërhyrje me fond 20 mln lek

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Me një fond prej 20 milion lekësh bashkia e Lezhës ka nisur rehabilitimin e murit në rrugën e Kalasë që u shemb në muajin mars të këtij viti.

Rrëshqitja masive e bëri të pakalueshëm aksin rrugor për automjetet, banorët e zonës e turistët e shumë që vizitojnë kalanë mesjetare.

Bashkia e Lezhës thotë se u detyrua të ndërhyjë me fondet e saj të emergjencës, pasi qeveria qendrore nuk e mbështeti projektin, pavarësisht kërkesave të herë pas hershme.

Enver Hafizi N\Kryetar i Bashkisë Lezhë: Me gjithë kërkesat që i kemi bërë Ministrisë së Kulturës, nuk kemi pasur mbështetje prej tyre.

Punimet do të kryhen në dy faza dhe pritet të përfundojnë brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikës së rrëshqitjes në Kalanë e Lezhës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreshqitja-prane-kalase-lezhe-bashkia-nderhyrje-me-fond-20-mln-lek

Recommended