Report Tv - Gjirokastër, ish të përndjekurit: Dyshojmë për një varrezë masive pranë kalasë
  • 5 years ago
Shoqatat e ish të përndjekurve politikë dyshojnë për ekzistencën e një varri masiv pranë Kalasë së Gjirokastrës. Pranë kësaj zone janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur të dënuar politikë të diktaturës komuniste. Sipas ish të përndjekurve, varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra në mos qindra ish të burgosur politik, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967 apo si quhej rëndom në atë periudhë, tek ?7 penxheret?.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politik, të ekzekutuar dhe groposur në një varr të vetëm masiv. Sipas tij, dyshimet për ekzistencën e kësaj varreze masive janë përforcuar nga dëshmitë e banorëve gjirokastritë, kryesisht atyre të moçëm, që kanë parë në distancë se çfarë bëhej me të burgosurit politik të periudhës së diktaturës.
Recommended