Policia e Vlores bllokon 250 kilograme droge (12 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Policia e Vlorës bllokoi 250 kilogramë drogë në një kamion të një shtetasi para se ai të nisej me traget drejt Italisë. Viktor Sokrat Harizi, 28 vjeç, akuzohet nga uniformat blu të Drejtorisë të Policisë së Vlorës se kishte fshehur drogën në shasinë e makinës së tij të tipit Iveco.
Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë nga policia shqiptare, vlera e së cilës llogaritet me afro 1 milion dollarë. Sipas ekspertëve të antidrogës, lënda narkotike e kapur është e llojit kanabis sativa e presuar dhe e ambalazhuar gati për tregtim dhe konsumim.
Menjëherë kanë filluar hetimet për të sqaruar lidhjet e 28-vjeçarit Harizi me narko-trafikun, vendin e grumbullimit, presimit, ambalazhimit dhe destinacionit përfundimtar të drogës. Sasia prej 250 kilogramësh e kapur nga policia e Vlorës, përbën çerekun e sasisë së drogës e kapur në 10 vjet në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë në tentativë për t'u trafikuar në vendet fqinje./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended