Policia e Vlores sekuestron 480 kg kanabis sativa - (18 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Policia e Vlorës, ka sekuestruar përsëri sasi të mëdha lëndësh narkotike, të cilat po transportoheshin në drejtim të qytetit për të kaluar më pas në brigjet italiane. 480 kilogram kanabis sativa e presuar janë ndaluar së bashku me një mjet tip Ford, me targa të huaja, si dhe janë arrestuar në flagrancë Besnik Culaj dhe Lefter Shega, të cilët po transportonin kanabis sativa.

Aksioni kundër drogës, ka vijuar edhe nga policia e prefekturës Gjirokastër, ku në Nivic të Tepelenës, janë sekuestruar 62 kilogram marihuanë dhe janë asgjësuar bimë narkotike kanabis, si dhe kanë filluar ndjekjet penale./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/