Ora News - Selenicë, protesta për rrugën e Lumit të Vlorës: Bojkotojmë zgjedhjet!
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Banorët e Selenicës protestuan kundër devijimit të projektit të lotit të 4 të Lumit të Vlorës i cili shihej si shpresë për bashkinë me rreth 30 mijë banorë. Ata i janë drejtuar me një peticion krerëve të shtetit dhe paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet në rast se nuk ndërtohet rruga e premtuar.

Banorët e Selenicës u ngritën në protestë pas lajmit se po lihen jashtë projektit të Lumit të Vlorës.

Më herët ai ishte parashikuar të kalonte në Selenicë, ndërsa tashmë me projektin e ri kalon nga Poçemi.

?Mbi lumin Vjosë do të ndërtohej një ujë dhe do të lidhej me Levan-Tepelenë.?

Loti i 4 i këtij aksi shihej si shpëtim për bashkinë e Vogël, pasi e lidhte atë me Vlorën dhe autostradën Levan Tepelenë.

Ndaj ndryshimi i projektit ka ngjallur zhgënjim mes banorëve.

? Ne prisnim që kjo qendër do të lidhej me këtë lot. Ne kemi pritur që ky projekt të zbatohej, por tashmë është anuluar.?

Ata janë bërë bashkë në një peticion drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Aty theksojnë kërkesën për ndërtimin e rrugën, ose në të kundërt paralajmërojnë partinë në qeveri për bojkot të zgjedhjeve dhe përshkallëzim protestash.

?Nëse kjo zgjidhje nuk do të jepet, ne do të bojkotojmë zgjedhjet dhe më pas do të bllokojmë edhe rrugën.?

Selenica është e njohur për prodhimin e bitumit i cili eksportohet në Evropë, teksa rruga e vetme e qytetit dhe ajo që lidh disa fshatra ka mbetur në gjendje të degraduar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/selenice-banoret-ne-proteste-anulimin-e-lotit-te-katert-te-rruges-se-lumit-te-vlores/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended