Ora News - Balla: PD ka degraduar, thërret protestë për "Babalen"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se është duke pritur rezultatet e hetimit në lidhje me audio përgjimin e publikuar nga PD. Në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve të Parlamentit, ai tha se PD ka degraduar duke thirrur protestë për Babalen.

Balla: I qëndroja saj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka që do zbulojë prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese me qëllim që kjo çështje të zbardhet dhe kur të zbardhet ju do më jepni të drejtë mua për gjithcka kam thënë.

Pyetje: Prokuroria komunikon me ju paraprakisht?

Balla: Nuk kam asnjë komunikim për këtë cështje me asnjë nga organet, por dua të thëm qartë që ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, ku kuvendi në këtë ditë si rrallë hërë paraprin një vendim të rëndësishëm për hapjen e negociatave, opozita bojkotin miratimin e rezolutës. Ndërkohë edhe historia e shpikur dhe e stisur me Babale dhe gazetar është për tu fshehur nga një gjëmë e madhe që e ka zënë PD.

Pyetje: Emra keni zoti Balla?

Balla: Përgjigjja ime ishte shumë shteruese, dallimi ynë me ata është fakti që tashmë që çështja është në hetim intensiv nga organet ligjzbatuese çdo detaj i mëtejshëm do të prishte hetimin. Për të gjitha çështjet që janë në prokurori thirrja ime është që këto çështje të hetohen me intesitet dhe opinioni publik të sqarohet se kush është regjisori i Babales, kush është Babalja dhe për cështje të tjera.

Pyetje: Nëse hapja e negociatave është në dorë të politikave reformuese pse e akuzoni opozitën se po pengon hapjen e negociatave.

Balla: Ju e dini që një prej kritereve të vlerësimit nga ana e institucioneve të BE është dialogu politik. Prirja e PD prej kohësh për tu përshkallëzuar në një debat politik pa kauza dhe pa baza që dhunon Kuvendin e Shqipërisë e dëmton dialogun politik. E dyta është gjithë balta me Made in Shqup që prodhohet në mënyrë të përditshme dhe që shpërndahet në Emaile të deputetëve, në Facebook-ët e kryeministrave të vendeve anëtarë. Tani nëse këto do të ishin të vërteta nuk do të kisha asnjë rezistim ndaj kësaj çështje. Por është e kundërta, ato janë shpifje që nuk na dëmton ne, por në radhë të parë Shqipërinë tonë të përbashkët. Pasnesër kanë edhe piknikun përpara kryeministrisë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-pd-ka-degraduar-therret-proteste-babalen

Recommended