Ora News - Akuzoi mësuesin për ngacmim seksual, xhaxhai i të miturës: Po na kërcënojnë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët e vajzës 11-vjeçare që denoncoi mësuesin Neshat Tepelena, thonë se po përballen me kërcënime me vdekje dhe presione nga djali dhe kunati i 60 vjeçarit.

"Do ta paguani shtrenjtë,"- janë disa nga kërcënimet që Jani Ajdini thotë se ka marrë familja.

Një ditë më parë, Ajdini foli për vetëgjyqësi në rast se shteti sipas tij nuk bën drejtësi.

Jani Ajdini: "Para dy netësh ka marrë kërcënime vëllai im nga kunetërit e tij. Dhe mbrëmë në darkë kemi qenë me familjen tonë në Sarandë djali i madh dhe kunati i tij na kanë provokuar dhe kërcënuar.

Si edhe në disa raste të tjera që ne nuk i themi sot pa mbaruar punë drejtësia. Do të lëmë njëherë drejtësinë të bëjë punën e vet pastaj atyre kërcënimeve dhe provokimeve. Na thanë që do ta paguajmë shumë shtrenjtë."


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/akuzoi-mesuesin-ngacmim-seksual-xhaxhai-i-te-mitures-po-na-kercenojne
Recommended