Ora News - Arrestohet mësuesi, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky denoncim publik i kësaj vajze minorene në Ora News ka vënë në lëvizje Policinë e Delvinës që ka ndaluar mësuesin Neshat Tepelena për ngacmim seksual.

Skandali dyshohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e Shkollës ?Ali Hajdini? në fshatin Kalasë të Delvinës, por u mbajt i fshehur nga familja e nxënëses për shkak të opinionit.

Ata thyen heshtjen të shtunën, dhe vetem pak orë pas denoncimit publik mësuesi u shoqërua për në komisariatin e Policisë së Delvinës.

Por sic mëson Ora Neës 60 vjecari ka mohuar akuzat në dëshminë e parë në Polici

Ai është shprehur se e ka trajtuar 11 vjecaren si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ku jepte mësim deri pak muaj më parë.

Prokuroria e Sarandës ka nisur një hetim të plotë për skandalin e dyshuar brenda ambienteve të shkollës 9 vjeçare.

Ndërsa Drejtoria rajonale e Arsimit e pezulloi mësuesin nga detyra deri në sqarimin e plotë të ngjarjes nga agjencitë ligjzbatuese.

Familjarët por dhe vajza 11 vjeçare e fshatit Kalasë thotë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija, por kanë hezituar të denoncojnë.

Por në fshatin e Delvinës, banorët jashtë kamerave thonë se kjo ishte ngjarje e përsëritur për mësuesin Neshat Tepelena. Ata flasin edhe për raste të tjera, por që askush nuk merr guximin të flasë para kamerave.

Një ditë më parë, Drejtoria Arsimore Delvinë pezulloi përkohësisht mësuesin Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të një nxënëse të klasës së V për ngacmim seksual.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-mesuesi-akuzohet-se-ngacmoi-seksualisht-nxenesen

Recommended