Shkodër, drejtuesi i biçikletës përplaset për vdekje nga Benzi, policia ndalon 25 vjeçaren

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet tip Benz e drejtuar nga një 25 vjeçare nga Shkodra.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit verior në lagjen "Bahçallëk", në aksin Shkodër-Tiranë.

Policia lokale sqaron se aksidenti ndodhi rreth orës 15:05 minuta të pasdites së sotme ku është përplasur për vdekje shtetasi me iniciale E.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, i cili po qarkullonte me biçikletë në momentin e përplasjes fatale.

Ai u dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës për t'iu nënshtruar ekzaminimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-drejtuesi-i-bicikletes-perplaset-vdekje-nga-benzi-policia-ndalon-25-vjecaren

Recommended