Top News - ‘Akademia e biçikletës’/ Veliaj, apel për të lënë makinat

  • 4 years ago
Veç shtimit të rrjetit të korsive të biçikletave, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe edukimin e fëmijëve për mënyrat ekologjike të transportit dhe promovimin e lëvizjes me biçikletë në qytet. Në Ditën e Biçikletave, kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua dhjetëra vogëlushëve, që po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

?Muaji qershor u është kushtuar fëmijëve. Kemi jo vetëm parkun ?Rinia? dhe parqet e tjera, por edhe hapësira të tjera publike, të cilat do të kthehen në funksion të fëmijëve. Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ?Akademia e Biçikletës?.
Kryebashkiaku tha se kjo periudhë na tregoi edhe njëherë se jemi të aftë për të ndryshuar stilin e jetesës. Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin për distanca të shkurtra biçikletën, jo vetëm si mjet ekonomik dhe i shpejtë lëvizjeje, por edhe i shëndetshëm.

?Makinën do ta përdorim për të shkuar në Durrës ose në periferi, por për distancat e vogla, tani që janë bërë korsi biçikletash pafund, përdorimi i tyre është mënyra më e shëndetshme për të vijuar jetën në Tiranë. Covid-19 na mësoi se ?Po?, ne dimë të disiplinohemi kur bie një epidemi, dimë ta ruajmë higjienën, dimë ta ruajmë distancën, por na mësoi që e kemi vetë në dorë ta mbajmë natyrën pastër. Zgjidhja është kjo: ose marmitë, që prodhon karbon dhe helm për fëmijët e këtij qyteti, për distanca të panevojshme, ose të përdorim transportin


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Akademia#TopChannel

Recommended