Aksident në Shkodër - Përplaset nga automjeti, plagoset rëndë drejtuesi i biçikletës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përplasja e një automjeti me një 58-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, për pak përfundoi me pasoja tragjike në qendër të Shkodres.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10.35 minuta tek sheshi ?Demokracia? ku mjeti tip Fuoristradë Hamer me targë AA610MB, ka përplasur shtetasin Fetah Deltina, 58 vjeç banues në Shkodër i cili po lëvizte me biçikletë.
Pas përplasjes mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë kalimtarët e rastit që i kanë ardhur në ndihme të plagosurit, ku pasi kanë njoftuar ambulancën është bërë dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplaset-nga-automjeti-plagoset-rende-drejtuesi-i-bicikletes/

Recommended