Ora News - Biznesi dhe fermerët e Dibrës protestë për TVSH dhe subvencionet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan sot përpara Prefekturës së Dibrës.

Ata i bënë thirrje Qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël.

Ata kërkojnë taksë fikse vjetore per biznesin e vogël. Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletët e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike.

Në Dibër, bujqit prej 5 vitesh nuk përfitojnë subvensione, as në bujqësi, blegtori, pemtari, apo bletari.

Në mbështetje të protestuesve ishte Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se PD do të mbështesë tregtarët e vegjël dhe bujqit dibranë në protestat e tyre për heqjen e TVSH, uljen e taksave dhe subvensionet e munguara ne bujqësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-dhe-fermeret-e-dibres-proteste-tvsh-dhe-subvencionet

Recommended