Demokratët e Dibrës në protestë, Gjunkshi: Të gjithë bashkë më 16 shkurt

  • 5 years ago
Shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, qindra banorë janë mbledhur në bulevardin e Peshkopisë nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm.

Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet pushtetin e saj mbi mashtrimet, drogën dhe korrupsionin. Deputeti demokrat u bëri më tej thirrje banorëve që t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. "Ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti", u shpreh ai.

Recommended