Shtyrja e vettingut, Fishta: 60 policë në Drejtorinë e Tiranës kanë bërë kërkesë për largim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e policisë kanë filluar të bëjnë kërkesa për largim pasi nuk po arrijnë të plotësojnë dokumentacionin për vettingunë në radhët e policisë. Deklarata u bë nga Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së Shtetit Sadedin Fishta në një lidhje direkte për Ora News.

Fishta dha se deri tani vetëm në policinë e Tiranës 60 punonjës së policisë kanë bërë kërkesë për largim.

Sadedin Fishta: Kjo është një nevojë e domosdoshme sepse punonjësit e policisë brenda një periudhe kaq të shkurtër duke pasur parasysh edhe kërkesat për realizimin e detyrave në sektorë të caktuar kanë hasur në vështirësi në sigurimin e deklaratave. Qofshin nëpërmjet bankave ashtu edhe në institucione të tjera shtetërore.

Mosdorëzimi i deklaratave në kohën dhe afatin e caktuar, për kohën e pamjaftueshme që kanë në dispozicion i vendos punonjësit e policisë para një dileme ku një pjesë e tyre që kanë mbushur moshën 47 vjeç për shkak edhe të formimit të tyre dhe pamjaftueshmërisë për të plotësuar këto deklarata, ose këto deklarata do të plotësohen me të meta dhe mangësi në deklarimin e pasurisë, punonjësit e policisë rrezikojnë të humbin pensionin e parakoheshëm, pagën kalimtare dhe pensionin suplementar dhe kështu njëkohësisht humbasin pagesën për karrierën që kanë kryer në polici.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyrja-e-vettingut-fishta-60-police-ne-drejtorine-e-tiranes-kane-bere-kerkese-largim

Recommended