Senati kundër Ramës: Universiteti s'ka bërë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Senati Akamdemik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife.

Në deklaratën me 5 pika, Senati Akademik thotë se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmim të tarifave të shkollimit.

Po ashtu Senati Akademik thotë se merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/senati-akademik-kunder-rames-skemi-bere-kerkese-vendosje-tarifash-provimet-e-mbartura

Recommended