Bllokuan rrugën për t'i bërë 'pritë' Ramës, në hetim kryebashkiaku i Kukësit dhe 12 të tjerë

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, dhe 12 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, në lidhje me protestat e djeshme në qytetin e Kukësit, kur PD organizoi simpatizantët e saj për t'i bërë "pritë" kryeministrit Edi Rama. Një ditë më pas, policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se ka nisur hetimin ndaj tyre për shkak se bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve të transportit, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.

Personat që janë vënë në hetim në gjendje të lirë, janë të moshave 28 - 60 vjeç, nga Kukësi dhe Hasi. Partia Demokratike organizoi një protestë të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, duke bllokuar rrugën tek Ura e Drinit të Zi. Qëllimi i tyre ishte t'i zinin rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili dje ishte në Kukës në kuadër të turit "Bashkia që Duam" ku zyrtarizoi edhe kandidaturën e Safet Gjicit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Rama mbërriti me helikopter në Kukës ku pati një takim me banorët atje në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Veprat penale që rëndojnë ndaj personave në hetim ?Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?.

Recommended