Ora News - Tahiri: S'do më pengojë bir nëne as kurve në rrugën time për drejtësi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë muaj nga nisja e hetimeve nën akuzën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe korrupsionit pasiv, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer në seancën parlamentare, duke respektuar afatet për mbajtjen e mandatit të deputetit

Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare ai siguroi se nuk ka mbrojtje nga askush as nga Edi Rama. Sa për frikën nga drejtësia, ish ministri i Brendshëm duke cituar një shprehje të kryeministrit Rama në kohën kur ishte kryetar bashkie, tha se nuk do ta pengojë njeri dhe se e vërteta është ajo që i intereson

Pyetje: Opozita thotë se Rama ju mbron juve?

Saimir Tahiri: As më mbron njeri dhe as nuk dua të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do të ketë bir nëne e kurve të më pengojë.

Kjo shprehje u pa si një mesazh i koduar për të cilën Tahiri bëri edhe një status në facebook, në të cilin shkruante se nuk i duhej t'i conte mesazh askujt pasi është njeri i drejtpërdrejtë dhe do presë drejtësinë me durim

"Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine. Kete rruge do ndjek me durim As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte. Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tahiri-sdo-me-pengoje-bir-nene-kurve-ne-rrugen-time-drejtesi
Recommended