Ora News - Investimet, 8.7 mln euro për rrugën Qafë Qelë – Fushë Arrëz
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ARRSH do të ndërhyrjë me një fond prej 8.7 milionë eurosh për rehabilitimin e rrugës Qafë Qelë ? fushë Arrëz. Në investim parashikohet realizimi i veprave të artit por dhe i standardeve të qarkullimit

Aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz do t'i nënshtrohet një ndërhyrje të plotë. Për rehabilitimin e 45 kilometrave do të financohet një shumë prej 8.7 milion eurosh.

?Një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Për një gjatësi gati prej 12.5 mijë metrash linear ne do të vendosim edhe barrierat mbrojtëse?, u shpreh drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.

Më tej, ai sqaroi se afati kohor i kësaj kontrate është gati 12 muaj por ARRSH beson se do të arrijë ta mbarojë përpara këtij afati.

?Natyrisht ritmet e kantierit do të jenë në varësi të kohës gjatë këtij sezoni të dimrit por mendojmë se përpara vjeshtës së vitit që vjen, ky kantier të jetë mbaruar dhe kjo rrugë të kthehet përfundimisht në parametrat që duhen. Kjo nuk do të ndikojë aspak gjatë sezonit dimëror, për mirëmbajtjen dimërore dhe për të siguruar kalueshmërinë në këtë aks për të gjitha llojet e mjeteve. Një falenderim të veçantë dua ta bëj për sektorin e policisë rrugore, jo vetëm në këtë rast por në gjithë programin e mirëmbajtjes pasi pa mbështetjen e Policisë Rrugore ne nuk do mund të arrinim këto rezultate?, nënvizoi Qendro.

Gjatë vizitës në qytetin e Pukës, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar zhvilloi edhe një dëgjesë publike me banorët në lidhje me programin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe ndikimin e tij në mjedis. Qendro tha se në kuadër të programit për mirëmbajtjen me performancë është bërë e mundur ndërhyrja në një pjesë të konsiderueshme të akseve duke realizuar rehabilitimin e plotë të shtresave dhe nënshtresave asfaltike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-rehabilitimi-i-plote-i-45-kilometrave-te-qafe-qele-fushe-arrez
Recommended