Ora News - Rritja ekonomike, kontribut kryesor dha tregtia dhe administrata publike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria shënoi një rritje ekonomike me 3.84 % gjatë 2017 duke shënuar një përparim të lehtë krahasuar me vitin paraardhës 2016 kur rritja ishte vetëm 3.35%. Drejtorja e INSTAT tha se kontributin kryesor në këtë zhvillim e kanë dhënë sektorët e tregtisë dhe administrata publike.

Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e katërt të 2017 por në krahasim me një vit më parë ajo rezultoi me një rritje të lehtë. Delina Ibrahimaj, drejtore e INSTAT u shpreh se mbështetur në vlerësimet e INSTAT ekonomia është rritur me 3.84 për qind gjatë 2017.

Ibrahimaj: Në publikimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2017, i cili mbështetur në vlerësime 3 mujore pati rritje me 3.84 për qind, krahasuar me vitin 2016.

Sipas drejtores së Instat, kontributin kryesor në rritjen e ekonomike e dhanë degët tregti, hotele-restorante, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritja-ekonomike-kontribut-kryesor-dha-tregtia-dhe-administrata-publike

Recommended