Kosovë/ Rritja ekonomike, 4.2 përqind në 2018
  • 4 years ago
Rritja ekonomike e Kosovës për 2019 është 4.2 për qind dhe në të njëjtin nivel, Banka Qendrore e Kosovës e parashikon rritjen edhe për vitin e ardhshëm.


Guvernatori i Bankës qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se banka ka bërë gjithçka që mundet për të siguruar një sistem financiar stabël dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik.

?Sa i përket sektorit bankar, edhe këtë vit karakterizohet me një rritje të kreditimit, përmirësim të qasjes në financa dhe rritje të lartë të qëndrueshmërisë financiare. Në fund të vitit 2019, kreditë arritën 2.98 miliardë euro ose me një rritje vjetore prej 10 për qind. Rritja vjetore ose burim kryesor i financimit për aktivitetin bankar konsiderohen të jenë depozitat të cilat shënojnë vlerën 3.75 miliardë euro ose me një rritje prej 16 për qind. Norma e interesit ka vazhduar të bien në 6.5 për qind që krahasuar me një vit më herët ka qenë 6.6?, shprehet Mehmeti.

Ndërsa, norma mesatare e inflacionit vendor, sipas tij, shënon 2.8% e që është dukshëm më e lartë me atë të një viti më parë.

Mehmeti tha se me zhvillime pozitive gjithashtu karakterizohet edhe Fondi Penional i Kosovës, vlera e aseteve të këtij fondi ka arritur 1.92 miliard euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8 për qind përkatësisht kthimi pozitiv në vlerë 138 milionë euro. Edhe sektori i sigurimeve këtë vit ka perforumuar me fitim pozitiv.

?Është mirë që të interpretohet drejt çështja e këtyre tarifave për automjete luksoze, jo për automjete të transportit. Ajo çka jemi duke bërë ne tani, është se kjo rritje e tarifave i prek ata të cilët shkaktojnë dëme?.?, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka folur edhe për revokimin e licencës për një institucion mikrofinanciar dhe një tjetër jo bankar, dhe tha se është vepruar në përputhje të plotë me ligjin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel
Recommended