Civici: Rritja ekonomike deri në 4% e vështirë...vetëm nëse mblidhen ndihma nga tërmeti
  • 4 years ago
TIRANË- Vetëm pak ditë pas miratimit të buxhetit për vitin 2020 në Kuvend me 90 vota pro, eksperti i ekonomisë Adrian Civici e shikon me skepticizëm nivelin e rritjes ekonomike të parashikuar për vitin e ardhshëm. Sipas tij, e vetmja mënyrë që rritja ekonomike të arrijë në 4% është nga mbledhja e sa më shumë të ardhurave nga ndihmat dhe donacionet.

?Nëse ka një faktor që mund ta realizojë rritjen ekonomike 4%, do të jenë të gjithë ndihmat të gjitha donacionet dhe financimet që do të bëhen për eliminimin e pasojave të tërmetit. Natyrisht këtu duhet të bëjmë një dallim midis rritjes ekonomike si shifër që mund të jetë 4%, dhe efekteve që ajo ka në eliminimin e varfërisë në shpërndarjen e mirëqenies që vjen nga rritja ekonomike? tha Civici.
Recommended