Ora News - Civici: Rritja ekonomike mbi 4% pozitive por duhet të jetë cilësore
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja ekonomike e shqipërisë duket se nuk është pritur mirë edhe nga ekspertët e ekonomisë, që edhe në këtë rast janë kritikë sa i përket faktorëve që kanë cuar në këtë ecuri pozitive dhe që sipas tyre pavarësisht rritjes nuk janë shoqëruar me hapjen e vendeve të punës.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 4.3% për tre mujorin e dytë me kontribut eksportin e energjisë elektrike prej ekspertëve komentohet si jo cilësore.

Civici: Në rastin e Shqipërisë është ajo që quhet rritje ekonomike cilësore, pra një rritje ekonomike që bazohet në sektorët me teknologji të lartë, në inovacione dhe në prodhimin dhe eksportet. Duke mos qenë një ekonomi e varur nga burimet natyrore, importet apo konsumi. Pra në fund të fundit duhet të reflektojë një strukturë më dinamike të ekonomisë shqiptare dhe ti japë fund asaj periudhe tranzicioni nga një ekonomi importuese dhe konsumi në një ekonomi prodhuese dhe eksportesh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/civici-rritja-ekonomike-mbi-4-pozitive-por-duhet-te-jete-cilesore
Recommended