Ora News - Rikonstruktohet biblioteka nr.4, do të mbajë emrin e gjuhëtarit Petro Zheji
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeqytetit i është shtuar një bibliotekë për të gjithë komunitetin në njësinë 9. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, kjo hapësirë nga një vend i rrënuar është kthyer në një hapësirë moderne. Kryebashkiaku veliaj njoftoi se pas fushatës së mbjelljes së pemvë do të nisë fushata e librave.

Biblioteka nr 4 në kryeqytet është shëndërruar në një vatër leximi dhë një hapësire moderne për komunitetin. Nga një ngrehinë e rrënuar, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e njësisë 9 do t?i gëzohen një biblitekë që do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji. Kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se pas rikonstruksionit biblioteka do jetë një shtysë e madhe për të rinjtë që duan t?i kthehen leximit.

Veliaj: Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, ishte mbuluar me ferra, shkurre, tokë e xanun këtu, tokë e xanun atje, një gur, karrige, arka, bidona! Ky është proces. Është si të qërosh orizin, kokërr më kokërr. Pra, nuk është diçka që bëhet duke ndenjur në kafe dhe duke dhënë mend, por vjen duke çliruar territorin hap pas hapi. Sot besoj që kemi çliruar një territor të rëndësishëm, një hapësirë që kishte degraduar, që vetëm emrin kishte bibliotekë

Krahas rikonstruksionit total të godinës dhe mjediseve të brendshme, Biblioteka Nr.4 në Njësinë Administrative 9 është pasuruar edhe me një fond të ri prej më shumë se 600 librash.

E për t?i dhënë më shumë jetë nismës për rijetësimin e bibliotekave të Tiranës, Veliaj shtoi se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë një fushatë që synon të sjellë sa më shumë libra në këto biblioteka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikonstruktohet-biblioteka-nr4-do-te-mbaje-emrin-e-gjuhetarit-petro-zheji
Recommended