Rikonstruktohet biblioteka 'Hamit Beqaj', Veliaj: Alternativë që të rinjtë të lënë lotot dhe bastet
  • 5 years ago
Të rinjtë e kryeqytetit, studentët, por edhe çdo i apasionuar pas librit, ka një strehë të re për t?iu përkushtuar leximit, studimit apo aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Bashkia e Tiranës ka rindërtuar bibliotekën e Njësisë Administrative 8, duke e kthyer atë në një mjedis modern dhe të përshtatshëm për çdo lexues.

Në përurimin e Bibliotekës Nr. 5, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi angazhimin e bashkisë për t?iu ofruar miqve të librit hapësira sa më dinjitoze, si një mënyrë për t?i dhënë kulturës dhe leximit një vëmendje më të madhe, por edhe për të tërhequr të rinjtë.

Ka qenë prej kohësh një nga ambiciet tona që të kishim një strehë të tillë për librin në Njësinë 8. Në fakt, kur hyn dhe shikon fotot se si kanë dalë bibliotekat e reja, i ngjajnë shumë kafeve luksoze. Ndjej një entuziazëm shumë të madh kur mendoj se kemi ardhur te dita kur shteti, publiku, bashkia, qyteti, ofron të njëjtin luks për librin siç e ofron kapitalisti për atë që shkon pi kafe në një nga 10 mijë kafet e Tiranës.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës
Recommended