Rikonstruktohet biblioteka “Misto Treska”

  • 6 years ago
Të rinjve, studentëve dhe miqve të librit në kryeqytet iu shtohet edhe një tjetër mjedis dinjitoz leximi në Njësinë 10, një hapësirë moderne dhe e ngrohtë ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale. Pas rikonstruksionit të bibliotekës në Kombinat, bibliotekës ?Musine Kokalari? dhe ?Petro Zheji?, Tiranës i shtohet edhe biblioteka ?Misto Treska?, e cila vjen jo vetëm me një pamje të re, por edhe me një fond të shtuar me 500 tituj librash.

Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ata që bënë të mundur realizimin e projektit, donatorët që dhuruan librat, dhe u shpreh se veç investimeve në infratrukturën rrugore, kënde lojërash apo parqe, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë edhe zhvillimit të kulturës së leximit dhe dijes tek të rinjtë. ?Po krijojmë hapësira që gjenerojnë energji pozitive. Në administratën e shkuar për shumë nga këto hapësira thoshin: Hë mo, bibliotekë është, kush e përdor? Pse nuk e privatizojmë, të marrim ca lekë dhe i shfrytëzojmë për bashkinë? Por, ne kemi arritur t?i mbrojmë thuajse me thonj këto hapësira publike nga privatizimi. Patjetër që duam të përdorim energji private, por pa humbur shansin ta negociojmë fort hapësirën publike në shkëmbim të çfarë mund të marrim nga privati. Ndaj, është sukses që e kemi ruajtur këtë si hapësirë apo disa hapësira të tjera të harruara më parë?, tha Veliaj.

Ai vlerësoi transformimin që ka pësuar ky mjedis, nga një hapësirë e degraduar në një vatër të bukur leximi, që konkurron bindshëm lokalet dhe bizneset private përreth. ?Kjo mund të trajtohej si një magazinë librash, ku plaseshin librat aty dhe thuhej kemi një bibliotekë, futej te inventari i premtimeve politike që kinse ke mbajtur. Por, jo, pse kjo bibiliotekë të mos duket po aq tërheqëse sa kafeneja këtu përballë? Pra, nëse do të duhet të konkurrojmë, duhet të themi: Po, ne e trajtojmë me dinjitet lexuesin dhe librin?, shtoi Veliaj.


Kryebashkiaku tha se që një qytet të jetë i mirë nuk ka nevojë vetëm për rrugë, trotuare apo sheshe të tjera publike, por më së pari ka nevojë për kultivimin e dijes dhe kjo sipas tij vjen edhe duke krijuar kushte sa më të mira për lexuesit. ?Njerëzit kërkojnë gjithmonë e më shumë. Jam i sigurt se qyteti ka nevojë për më shumë asfalt. Unë di rrugë të tëra që kanë nevojë për gjelbërim ose vijëzime. Di hapësira të tjera që kanë nevojë për çerdhe, kopshte, por pyetja është: Qytetet jetojnë vetëm me llaç e tulla apo jetojnë edhe me libra, me muzikë, me teatër, me art e kulturë? Ndaj, teksa priremi në këtë garën e madhe të populizmit që çfarë duhet me i dhënë publikut që publiku të brohorasë, unë besoj se sfida jonë është jo vetëm t?i vijmë pas midesë publikut, por edhe ta udhëheqim atë. Të gjitha këto janë të nevojshme, por nuk do hamë asfalt tërë jetën. Komoditeti i makinave ka një limit. Ndoshta, ndonjëherë duhet të heqim ca para mënjanë për të bërë biblioteka, shkolla, hapësira ku kulturohemi, civilizohemi si shoqëri?, u shpreh kreu i bashkisë.

Recommended