Rikonstruktohet biblioteka ‘Misto Treska’, Veliaj: Po kthejmë vëmendjen e të rinjve te libri

  • 6 years ago
Të rinjve, studentëve dhe miqve të librit në kryeqytet iu shtohet edhe një tjetër mjedis dinjitoz leximi në Njësinë 10, një hapësirë moderne dhe e ngrohtë ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale. Pas rikonstruksionit të bibliotekës në Kombinat, bibliotekës ?Musine Kokalari? dhe ?Petro Zheji?, Tiranës i shtohet edhe biblioteka ?Misto Treska?, e cila vjen jo vetëm me një pamje të re, por edhe me një fond të shtuar me 500 tituj librash.

Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ata që bënë të mundur realizimin e projektit, donatorët që dhuruan librat, dhe u shpreh se veç investimeve në infrastrukturën rrugore, kënde lojërash apo parqe, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë edhe zhvillimit të kulturës së leximit dhe dijes tek të rinjtë.

Recommended