Ora News - Qeveria replika me vendorët demokratë për përmbytjet në Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura, ndonëse sipërfaqja nën ujë mbetet sërish e lartë, 4555 hektarë, apo thënë ndryshe rreth 500 hektarë më pak.

Por pavarësisht kësaj, qindra banesa vijojnë të mbeten të rrethuara nga uji.

Për të parë nga afër gjendjen në njësinë Dajç, aty ku ende janë 16554 hektarë të përmbytura, ishte zv/kryeministrja Senida Mesi dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, të cilat garantuan se pas kalimit të emergjencës do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i këtyre familjeve, e më pas do të ndërhyhet me investime konkrete për reduktimin e këtij fenomeni.

Kjo përmbytje nxori edhe një mësim për institucionet, atë të nevojës për ndryshimin e ligjit të përballimit të emergjencave.

Ndërsa replikuan për transparencën në ndarjen e ndihmave për këto banorë, administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati shfrytëzoi momentin për të kërkuar investime për përmbytjet, pasi vitet e fundit tha ai ato kanë munguar.

Xhaçka: Situata është drejt përmirësimit, niveli i ujit ka rene me 20 cm krahasuar me dje. Fokusi i dites është ndihma per çdo banor ne veshtiresi.Vleresimi i demeve do të bëhet menjehere pas largimit te ujit. Zgjidhja afatgjate per situaten do te percaktoje edhe penalitete per bashkite qe nuk marrin masa parandaluese per situata te tilla. Duhet të jemi bashke te gjithe qe situata e ketyre diteve te mos perseritet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-replika-me-vendoret-demokrate-permbytjet-ne-shkoder

Recommended