Ora News - Në prag të SPAK, qeveria draft për ngritjen e burgjeve private
  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Teksa prokuroria e posaçme antikorrupsuion që do të hetojë zyrtarët e nivelit të lartë, është në prag të ngritjes, qeveria ka propozuar që vendi ynë të ketë burgje private. Në mbledhjen e qeverisë të 23 tetorit, këshilli i ministrave ka miratuar një projektligj, që parashikon se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të jenë publike dhe private.

Megjithatë, edhe në burgjet private që mund të ngrihen, do të jetë këshilli i Ministrave që do të përcaktojë apo do të nxjerrë rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin dhe sigurinë në këto burgje.

Por cilët do të jenë të burgosurit apo të paraburgosurit që do të mund të vuajnë dënimin në burgjet e sektorit privat?

Neni 16 draftit parashikon se të dënuarit me deri në 5 vite burg do të mund ta shlyejnë atë në burgjet private, ndryshe nga të dënuarit që janë caktuar me vendim gjykate në institucionet e sigurisë së lartë.

Megjithatë drafti ligjor I kaluar në qeveri duket se nuk normon vetëm formimin e burgjeve private, por edhe ?Regjimin i posaçëm?, një masë shtrënguese që njihet si sistemi BIS, për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Në të parashikohet se të burgosurit në regjimin e posaçëm mund të takojnë vetëm prindërit, bashkëshortët ose fëmijët, 1 herë në muaj, takim i cili do të vëzhgohet ose regjistrohet. Në mungesë të takimeve, I burgosuri do të mund të kryejë një telefonatë në muaj, e cila do të jetë e regjistruar.

Ndërkaq projektligji parashikon që drejtuesi i SPAK do të mund të kërkojë me arsyetim dërgimin e një të burgosuri në regjimin e posaçëm, çka do të vuloset nga ministri i Drejtësisë.

Një tjetër përcaktim është edhe fakti se zyrtarët e shtetit apo deputetët mund të hyjnë në burgje e të zhvillojnë vizita pa leje dhe pa autorizim.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ne-prag-te-spak-qeveria-draft-ngritjen-e-burgjeve-private

Ndiqni emisionin LIVE këtu: https://youtu.be/34YZGuyyYmQ

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended