Ora News - Rrëshqitja e kodrës, dherat bien në Rrugën e Kombit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Toka vijon të rrëshqasë në Blinisht të Mirdites. Sasi të mëdha dherash dhe guresh kanë arritur deri në Rrugen e Kombit, duke rrezikuar bllokimin e sajë në afërsi të Repsit në Mirditë. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro tha se ekspertet po bëjnë studimin gjeologjik të zones ku ka rreshqitje dhe më pas do të ndërhyhet për të frenuar këtë fenomen.

"Për momentin nuk kemi dëmtime në rrugë. Kemi një lëvizje të pjesshme në një segment të vogël të saj. Në bashkëpunim me koncesionarin do marrim masa të stabilizojmë këtë rrëshqitje"

Nga rreshqitja e kodres në Blinisht të Mirditës, janë shembur disa banesa sidhe një biznes, ndërsa i gjithë fshati është bërë i pabanueshëm. Në këto kushte shumë prej banoreve janë larguar nga fshati për shkak të rreshqitjes së dherave që vijojnë prej tre ditesh.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Mal Milot. Reshjet e diteve të fundit e kanë përkeqësuar situaten. Toka ka pësuar shkarje në disa vende dhe e gjithë kodra rrezikon të shëmbet.

Disa prej banorëve e kanë braktisur zonen, e të tjerë thonë se jetojnë me frike. Ata kërkojnë që të ndërhyhet, pasi në këtë situatë po u rrezikohet jeta.

"Në shtëpinë time ka plasaritje të murit cep më cep. Nga reshjet ka rrëshqitur toka dhe rrezikohet e gjithë lagjja. Jemi 10- 12 shtëpi që rrezikohemi nga kjo rrëshqitje" thonë banorët

Fenomeni i erozionit në këtë vend është shfaqur që prej vitit 2016-të, e kjo ka ardhur si pasoje e dëmtimit të pritave malore.Pas verifikemeve në terren ekspertet e kanë vlesuar situaten si tejet alamante, por rreziku është injoruar nga insitucionet përgjegjësë të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar rreshqitjet e tokes në këtë zonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreshqitja-e-kodres-dherat-bien-ne-rrugen-e-kombit

Recommended