Ora News - Situatë kritike në Gjirokastër, izolohen tre kate të një pallati nga rrëshqitja e kodrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive në Gjirokastër kanë shkaktuar një rrëshqitje masive të dherave mbrëmjen e sotme në kodrën e Shtufi, në afërsi të lagjes "Granicë".

Gazetarja jonë Entiola Budo në një lidhje për Ora News tha se bëhet fjalë për pjesën e kodrës e cila ka shkarë 40-50 metra duke shkaktuar dëme jo vetëm në rrugën kryesore por ka shkaktuar dhe panik tek banorët e pallatit në pjesën e poshtme të rrugës, të cilët rrezikohen.

Nga bashkia e Gjirokastrës njoftohet për evakuimin e banorëve, pasi tre katet e pallatit 5 katësh janë të mbuluar nga dheu.

Situata vijon të jetë kritike. Vëmendja është përqëndruar tek kodra e Shtufit.

Më herët gazetarja Budo njoftoi se hyrja e qytetit të Gjirokastrës vijon të jetë e bllokuar për qarkullimin e mjeteve të vogla.

"Ndodhemi në hyrje të qytetit në Gjirokastër, në vendin e quajtur ura e lumit, në Virua ku që prej mëngjesit ka dalë nga shtrati liqeni i Viroit duke bërë bllokimin e qarkullimit të mjeteve të vogla. Gjatë gjithë ditës prefekti i qarkut së bashku me kryetarin e këshillit të qarkut dhe Drejtorinë e policisë vendore në Gjirokastër kanë qenë në gatishmëri.Situata paraqitet e rrezikshme. Hyrja e qytetit është e bllokuar për mjetet e vogla".

Probleme ka dhe me përrenjtë, ku përroi i Çullës dhë përroi i Gjokanës kanë dalë nga shtrati. Reshjet vijojnë të jenë intensive edhe gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë prefekti i qarkut, tha se të gjitha institucionet janë në gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo lloj situate që mund të shfaqet në orët në vijim.

Prefekti i qarkut, Astrit Metaliaj: Gjatë 24 orëve të fundit shirat kanë qenë të pandërprerë me erëra të fuqishme. Ky segment pavarësisht se ka qene i ngarkuar, policia rrugore bashkë me drejtorinë e rrugëve kanë monitoruara gjatë gjithë kohës. Segmenti është i pakalueshëm vetëm për mjetet e vogla, me qëllim garantimi i sigurisë. Qarkullimi do të jetë i pezulluar për një kohë të caktuar. Institucionet janë në gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo situate.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/gjirokastra-me-syte-nga-viroi-hyrja-e-qytetit-e-bllokuar-dalin-nga-shtrati-perrenjte

Recommended