Ora News - Ndëshkimi i pare: Shkarkohet nga detyra Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndëshkimi i parë nga vetingu.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot (23 mars 2018) nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vendimi: "Bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z.Fatos Lulo dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Bungo kryesuese, Etleva Ciftja, relatore, Brunilda Bekteshi, anëtare vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Fatos Lulo. "

Lulo nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar mes të cilave flitej dhe për një shumë 480 mijë dollarë kanadeze.

Pas vendimit avokati Ardian Visha deklaroi se do të apelonte vendimin në Kolegjin e Apelimit.

Ardian Visha: Për standardin që vendos, për mua, për aq sa mund të them është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kështu që është përdorur prej jush si media me gjithë vlerësimin maksimal për dobinë e atyre do ikin, problemi është kush do rrijë në sistem, ky është problemi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-nga-detyra-fatos-lulo-gjyqtar-ne-gjykaten-kushtetuese

Recommended