Ora News - Përmbytjet, Ademi: Qeveria po përdor shkodranen të dënojë Shkodrën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkundër kërkesës së përsëritur të Bashkisë së Shkodrës, duket se qeveria mbetet e vendosur për të mos shpallur gjendjen e pjesshme të emergjencës në zonat e prekura nga përmbytjet.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri dy i qeverisë Senida Mesi teksa evidentoi faktin se kryeqendra e veriut prej rreth 3 javësh po "lëngon" nën ujë, lajmëroi shtimin e forcave në terren dhe ndihmave ushqimore por edhe ujit të pijshëm për banorët.

Ky vendim u quajt "turp i madh" dhe "nëpërkëmbje për qytetarët dhe insitucionet vendore të Shkodrës nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

"Jam e detyruar t?u jap një lajm jo të mirë: Qeveria shqiptare e refuzoi zyrtarisht kërkesën tonë për shpalljen e emergjencave civile. Këmbëngulja jonë 15 ditore, rezoluta unanime e Këshillit Bashkiak të Shkodrës fatkeqësisht nuk u morën parasysh nga qeveria në Tiranë. Me keqardhje më duhet ta pohoj publikisht se vendimi i sotëm, është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj" u shpreh ajo.

Në një deklaratë për median zonja Ademi tha se vendimet e marra nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile në fakt, janë vetëm përsëritje e asaj, që të gjithë bashkë po kërkojmë dhe po bëjmë prej 3 javësh në territor: "Të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për banorët dhe ujë të pijshëm; të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për gjënë e gjallë si dhe të shtohen forcat në terren për t?u ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre. Edhe këto gjoja vendime, janë vetëm një tallje për banorët në zonat e përmbytura" .
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/permbytjet-ademi-qeveria-po-diskriminon-shkodren-duke-perdorur-nje-shkodrane

Recommended